Aktualitet

‘Jam i “çliruar” nga kthetrat e virusit’/ Pëllumb Pipero shërohet nga Covid, tregon se ndodhet në Shqipëri, mjeku:

12 Shkurt 2021, 11:52 Nga DOSJA
‘Jam i “çliruar” nga kthetrat e virusit’/

SHKODËR– Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është shëruar nga Covid. Lajmin e ka bërë të ditur ai në një postim në ‘Facebook’ aty ku ndër të tjera hedh poshtë aludimet se ndodhet jashtë vendit. Pipero bën të ditur se ka zgjedhur Razmën për të kaluar 3 ose 4 ditë dhe shpreson që të hënën të rikthehet në punë krah kolegëve të tij.

Ndër të tjera Pipero shkruan se do ketë kohë që ti kthejë përgjigje të gjithë atyre që kanë pyetur për rastin e tij, të riinfektimit me Covid dhe pas marrjes së vaksinës Pfizer. Mjeku shkruan se e ka kaluar më lehtë infektimin falë injektimit të vaksinës anticovid.

Në fund Pipero i drejtohet qytetarëve që të kenë kujdes, të mbajnë maskën, distancën sociale si dhe të kujdesen për higjenën e tyre.

POSTIMI:

Te dashur miq!
Pas ditesh pritje, mjekimi ne kushte shtepie, kujdesi kolegesh, dhe interesimi e mbeshtetje pa fund nga miq, shoke, studente, qytetare, politikane, shtetare, dhe me dashurine dhe kujdesin e vecante te femijeve, bashkeshortes, e vecanerisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i “cliruar” nga kthetrat e virusit, jam covid free, por ende me nevojen edhe per pak dite pushim e rikuperim, ndaj perkundrejt lajmit per klinika jashte vendit kam zgjedhur ajrin e paster te Razmes per 3-4 dite, dhe te Henen shpresoj te jem ne krah te kolegeve te mi te pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive!Mirenjohje pa fund per te gjithe ju qe mu gjendet prane ndoshta ne nje nga betejat me te veshtira te jetes time.Do kemi kohe te flasim me gjate, t’ju pergjigjemi shume pyetjeve qe lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos te infektimit tim pas marjes se dozes se pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pesova! Por sigursisht fale dozes se pare te vaksines, studimet e provojne, e kalova me lehte semundjen.Ndaj ju keshilloj te gjithve, te infektuar e sheruar, te vaksinuar apo ne proces vaksinimi, duhet ende shume kujdes, KUJDES, KUJDES, KUJDES, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri ne fund te kesaj pandemie!Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet KUJDES!Ju kam ne zemer!Mirenjohje pa fund!Pellumb Pipero.

Pipero u bë rasti i parë në vend që u riinfektua me Covid pas marrjes së vaksinës ‘pfizer’. Deri më tani ende nuk është konfirmuar asnjë rast tjerër.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb piperp pellumb piperp

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2021, 11:52

TIRANË– Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e Krujës që u vu në pranga një ditë më parë, u fundos nga përgjimet dhe filmimet e kapura nga SPAK, për pesë muaj rresht...