Sport

Kush është menaxheri shqiptar, që ‘fshihet’ pas transferimeve të yjeve të futbollit

6 Maj 2019, 09:33 Nga DOSJA
Kush është menaxheri shqiptar, që ‘fshihet’ pas

TIRANË- Menaxherët e futbollit kanë shumë rëndësi në ditët e sotme. Fjala e tyre ka shumë peshë, derisa nga trajnerët janë fajësuar pikërisht ata, pse lojtarët i ndërrojnë shpesh klubet.

Menaxherët fitojnë në varësi të transferimit, me shifra, që kapin miliona. Njëri ndër më të njohur në futbollin evropian është edhe Fali Ramadani. Ai është menaxher i Luka Joviqit, për të cilin flitet se do t’i bashkohet Realit, kurse Ramadani do të përfitojë 9 milionë euro.

Por, Realit pritet t’i bashkohet edhe Miralem Pjaniç, i cili gjithashtu është në ‘pronësi’ të Ramadanit, ashtu si edhe disa yje të futbollit, si Ante Rebiç, Stefan Jovetiç, Ivan Perisiç, Adem Ljajiç, etj. Ramadani ka në menaxhim edhe Valon Behramin e Admir Mehmedin, si dhe sulmuesin e Zvicrës, Haris Seferoviç, shkruajnë mediat zvicerane.

Ramadani ka lindur në Tetovë, me prindër shqiptarë. Ai tani jeton në Berlin, derisa shumë pak ekspozohet në media. Para se të bëhet agjent, kishte edhe disa restorante, derisa flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, serbo-kroate, anglishten, italishten dhe gjermanishten. Ai është cilësuar edhe si “Mino Raiola i dytë”.

Tashmë ai drejton Lian Sports, një agjenci për menaxhimin e futbollistëve, që sipas The Economist, kjo kompani është agjensia e 12 më e rëndësishme në botë dhe e pesta nga ato të dedikuara vetëm futbollit. Ata kanë grumbulluar €49 milion euro si paga agjentësh dhe kanë negociuar të paktën kontrata që në total kapin vlerën e €500 milion euro.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fali ramadani menaxheri i futbollisteve mino raiola i dytë yjet e futbollit fali ramadani menaxheri i futbollisteve mino raiola i dytë yjet e futbollit

Sondazh

Poll