Sport

Ndeshja Liverpool- Newcastle/ Klopp vlerëson punën e Shaqirit: Ndodhi si në përrallë

6 Maj 2019, 06:32 Nga DOSJA
Ndeshja Liverpool- Newcastle/ Klopp vlerëson punën e Shaqirit: Ndodhi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp  pas ndeshjen me Newcastle e cila përfundoi me rezultatin 3:2 është shprehur se goli i vonshëm i Divock Origit, i përgatitur nga Xherdan Shaqiri ndodhi si në përrallë.

“Mund të thoni çfarë të doni për mua,  ata nuk luajnë shpesh, Shaqiri nuk luan mjaftueshëm. Unë e marr këtë vendim. Sa mirë që ata e bënë këtë (golin), më pëlqeu. Ishte një moment i madh. Tejet vendimtare? Çfarë mund të them? Thjesht brilante. Sikur një përrallë”, tha Klopp pas ndeshjes.

Liverpooli kishte kaluar në epërsi me një gol të hershëm të qendërmbrojtësit Virgil van Dijk, para se Christian Atsu ta barazonte rezultatin në minutën e 20-të.

Origi shënoi me kokë në minutën e 86-të, pas një super harkimi nga Shaqiri, duke ia siguruar Liverpoolit një fitore 3:2 që ia mban gjallë shpresat për titull në Premierligë atyre.

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport divock origit jurgen klopp xherdan shaqiri divock origit jurgen klopp xherdan shaqiri

Sondazh

Poll