Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ 3 ditë nga 14 shkurti, mbërrijnë zarfet nga Diaspora, Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk janë engjëj. K

11 Shkurt 2021, 07:39 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ 3 ditë nga 14 shkurti, mbërrijnë

KOSOVË- Fillon numërimi mbrapsht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovës. Vetëm 3 ditë kanë mbetur nga data e zgjedhjeve dhe partitë politike vijojnë me fushatën elektorale nëpër qytete të vendit. Nga emigrantët deri më tani kanë votuar 14, 625 persona.  

Kandidati për Kryeministër Albin Kurti është parë sot në Podujevë me Kreun e Komunës Shpetim Bulliqi pak ditë pasi ky i fundit u akuzua për dhunë fizike në polici. Kurti gjithashtu ka vizituar së bashku me Vjosa Osmanin komunitetin kulturor të Kosovës ku i kanë shprehur se do të kenë mbështetjen e tyre pas 14 shkurtit.

Ndërsa kandidati për President Ramush Haradinaj u shpreh për Kurtin dhe Osmanim asnjeri nga ata nuk ishte ëngjëll dhe jo çdo gjë e bëjnë në nivel me popullin e thjeshtë.  Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka deklaruar se disa parti serbe po hynë në koalicion me Albin Kurtin ‘pa pikën e turpit’. Sipas tij këta serbë do të jenë në shërbim të interesave të shqiptarëve.

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk do të fshehet për ta marrë barrën e dialogut Kosovë-Serbi, në dallim nga kundërshtarët e tjerë, veçanërisht nga ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Pakot me fletëvotime nga diaspora do të ruhen në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës, dhe më pas më datën 14 Shkurt, do të dërgohen në Qendrën për Numërimin e Rezultateve, ku edhe do të bëhet vlerësimi i tyre. Subjektet politike do të përmbyllin fushatën zgjedhore të Premten në mesditë, ndërsa dita e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet, ku disa prej tyre janë refuzuar për shkak të problemeve që deputetë kanë pasur me ligjin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll