Politike

Mesazhet e Yuri Kim për Tom Doshin, Andi Bushati: Zgjodhi problem që nuk ekzistonte, konfirmoi mandatin e Ramës

11 Shkurt 2021, 21:32 Nga DOSJA
Mesazhet e Yuri Kim për Tom Doshin, Andi Bushati: Zgjodhi problem që

TIRANË– Analisti Andi Bushati ka komentuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim lidhur me kandidimin e deputetit Tom Doshi.

I ftuar në emisionin “Open”, Bushati tha se në postimin e sotëm, ambasadorja duket sikur konfirmoi mandatin e tretë të kryeministrit Edi Rama. Ndërsa shtoi se Doshi kurrë nuk ka kërkuar një pozicion në kabinet, pra Kim ka zgjidhur një problem që s’ka ekzistuar kurrë.

Mu duk mesazh dashurie ndaj Ramës. Ky fliste për një mandat të tretë. Nga i lindi kësaj ky shqetësim se Doshi do na bëhet ministre. Sot tha Rama mandat të tretë, por me çuna të mirë në qeveri. E ke dëgjuar ndonjëherë Tom Doshin të thotë dua të jem ministër? Ajo zgjidhi një problem që nuk është shtruar kurrë,”-tha Bushati.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bushati tom doshi yuri kim per tom doshin andi bushati tom doshi yuri kim per tom doshin

Sondazh

Poll