Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Regjistrohen në KQZ 11 parti të reja, 3 kandidatë të pavarur, mes tyre Boiken Abazi dhe minatori Deb

11 Shkurt 2021, 16:39 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Regjistrohen në KQZ 11 parti të reja, 3

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen që është zhvilluar ditën e sotme, ka regjistruar edhe 11 parti të tjera për zgjedhjet e 25 prillit. Sot, pas shqyrtimit të dokumentacioneve KQZ, vendosi të pranonte kërkesën e këtyre partive për tu regjistruar në garën elektorale sakaq regjistroi edhe tre kandidatë të pavarur. Bëhet fjalë për minatorin nga Dibra Elton Debreshin, dhe Bojken Abazi, nga Lëvizja VetëVendosje në Shqipëri.

KQZ ka regjistruar: 

Partinë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostoli

Partinë e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi

Partinë Demokristiane e Shqipërisë e Nard Ndokës

Partinë e Ballit Kombetar Demokrat Artur Roshit

Partinë Agrare Ambientaliste e Agron Dukës

Partinë Bashkimi Demokrat Shqiptar

Partinë Lëvizja e Re

Partinë Kristian Demokrate

Partinë  Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut

Partinë Komuniste e Shqipërisë

LZHK e Dashamir Shehu. 

Ndërkohë për kandidatë të pavarur ka regjistruar në qarkun e Dibrës Elton Debreshin, Bojken Abazi dhe Dragua Cekën në Tiranë. 

Njoftimi i plotë: 

7.“Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

8. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë së Çështjeve Shqiptare” për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

9. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Demokristiane e Shqipërisë” për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

10. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë së Ballit Kombetar Demokrat” për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

11. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Agrare Ambientaliste” për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

12. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar” për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

13. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Lëvizja e Re” për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

14. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Kristian Demokrate” për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

15. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Aleanca Demokracia e Re” për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

16. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e komitetit nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Boiken Abazi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

17. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e komitetit nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Dragua Ceka si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

18. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e komitetit nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Elton Debreshi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Qarku Dibër, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

Pak ditë më parë KQZ regjistroi dhjetë partitë e para mes të cilave Partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefian Topallit, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, PDIU e Shpëtim Idrizit dhe 2 kandidatë të pavarur, Pal Shkambi në, Shkodër dhe Plarent Aleksi në Berat. 

Mësohet se për tu regjistruar në zgjedhje kanë paraqitur kërkesë edhe 3 partitë më të mëdha në vend, PS, Pd e LSI, ndërsa partitë politike kanë kohë deri më 14 shkurt  të paraqesin kërkesë për tu regjistruar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja ekqz zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 mbledhja ekqz zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll