Aktualitet

Përkeqësohet situata nga përmbytjet në Shkodër, liqeni “zbrazet” në shëtitore, 60 cm niveli i ujit në disa shtëpi

11 Shkurt 2021, 19:56 Nga DOSJA
Përkeqësohet situata nga përmbytjet në Shkodër, liqeni

SHKODËR– Reshjet intensive të shiut kanë krijuar situatë kritike të përmbytjeve në Shkodër.

Sipas gazetarit Erion Skëndaj, mbrëmjen e sotme Liqeni i Shkodrës ka dalë 20 cm në shëtitoren përbri saj ndërsa disa zona të qytetit i janë tashmë nën ‘pushtetin’ e ujit.

Në këto kushte të vështira, qytetarët janë të frikësuar për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme dhe kanë nisur të lënë banesat e tyre dhe të drejtohen në zonat më të sigurta të qytetit.

“Ajo që banorët fajësojnë dhe e thonë jashtë kamerave janë tre shkaqe. Sipas tyre një nga shkaqet janë shkarkimet në kaskadë, mosthellimi i lumit Buna dhe tre projekti i “By Pas-it”, që sipas tyre duhet vendosur si barrikadë për të mbrojtur Shkodrën nga liqeni. Por sipas tyre projekti i “By Pas-it” nuk e ndalon ujin. Para disa orësh ka pasur prezencë të ujit dhe në zona të tjera të qytetit. Në 2009-2010 uji shkoi deri në 1.5 metra dhe lëvizja bëhej me varkë. Kjo frikë ka shtyrë banorët që të lenë banesat dhe të shkojnë në zona të ndryshme të liqenit, nëse të tjerë kanë nisur të vendosin orenditë në katin e dytë”, tha gazetari Erion Skëndaj.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytjet ne shkoder moti i keq ne shqiperi permbytjet ne shkoder

Sondazh

Poll