Aktualitet

Tentuan të vidhnin banesën e Arben Çepelës dhe plagosën rëndë të afërmit, arrestohet Elis Bushi banues në Vlorë, 26-v

11 Shkurt 2021, 19:33 Nga DOSJA
Tentuan të vidhnin banesën e Arben Çepelës dhe

FIER- Elis Bushi, një prej 4 personave që tëntuan të vidhnin, mbrëmjn e djeshme banesën e Arben Çepeles, është arrestuar ditën e sotme. 

Policia bënë të ditur se 26 -vjeçari banues në Vlorë i cili ka qenë i dënuar  më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje me dhunë”, është kapur nga autoritetet duke lëvizur me automjetin tip “Nisan”. 

Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, një kapuç, maskë, një fenelinë dhe një radio si ajo e policisë, tre aparate celularë, një trapan, pesë copë fishekë arme gjahu, veshjet të dyshura të përdorura në kohën e ngjarjes. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Bushit,  janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu, shtatë fishekë arme gjahu, një thikë metalike, tre radio si ato të policisë. 

NJOFTIMI I POLICISË

Policia ve në pranga një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me armë të mbetur në tentativë mbrëmjen e djeshme në Roskovec. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe koordinimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 10.02.2021, ku katër persona të maskuar dhe me armë zjarri tentuan të vidhnin banesën e shtetasit A. Ç., 57 vjeç, dhe për pasojë ngeli i plagosur në këmbë kushëriri i 57-vjeçarit, shtetasi A. Ç, 47 vjeç. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: Elis Bushi., 26 vjeç, banues në Vlorë.(I dënuar më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje me dhunë”) Si rezultat i rrethimit në një perimetër të gjerë të zonës dhe kontrollit përgjatë natës dhe paradites së sotme, shërbimet e Policisë kapën 26-vjeçarin me automjetin tip “Nisan”, ku gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një kapuç, maskë, një fenelinë dhe një radio si ajo e policisë, tre aparate celularë, një trapan, pesë copë fishekë arme gjahu, veshjet të dyshura të përdorura në kohën e ngjarjes. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë gjahu, shtatë fishekë arme gjahu, një thikë metalike, tre radio si ato të policisë. 

Grabitja brenda një banesë në Roskovec ka përfunduar me një të plagosur. “Maskat” kanë hyrë rreth orës 20:20, në banesën e 57-vjeçarit me iniciale A. Çepele, por janë pikasur nga vetë pronari i banesës dhe i afërmi i tij, të cilët kanë ndërhyrë për të ndalur grabitësit, pa e ditur që këta të fundit ishin të armatosur. Grabitësit, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve, duke lënë të plagosur Arben Çepelen, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet elis bushi grabitje ne reskovec arrestohet elis bushi grabitje ne reskovec

Sondazh

Poll