Aktualitet

Në ‘STOP’ çdo gjë! Ora 20:00 ‘paralizon’ vendin, plasin gjobat në Bllok! Tirana në kaos trafiku! Drejtori i Policis

11 Shkurt 2021, 19:08 Nga DOSJA

TIRANË- Sot dita e parë e shtrëngimit të masave. Që prej orës 20;00 ka hyrë në fuqi  ndalimi i qarkullimit, orar i vendosur nga Komiteti Teknik me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Duke nisur që nga sot e deri më 25 shkurt, ditë që do të rishikohet vendimi, orari i ndaluar për qarkullim do të fillojë nga ora 20:00 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit.

Nisja e shtetrrethimit ka dhënë rezultatet e para në rëndimin e trafikur në disa prek pikave “kyçe” të Tiranës, si kryqëzimi i ‘Vasil Shantos’ apo edhe mbikalimi tek Unaza e Re. Policia menjëherë është vendosur në veprim ku në zonën e bllokut ka gjobitr disa persona pasi kishin shkelur orën policore.

Po ashtu policia ka patrulluar në Berat, Korçë ku në qytetin jugor janë shoqëruar në komisariat dy drejtues mjetesh pasi kishin shkelur rregullat. 

Gjithashtu është ‘blinduar’ nga policia dhe qyteti i Sarandës dhe i Shkodrës, ku janë mbyllur të gjithë lokalet dhe restorantet ndërkohë në rrugë nuk ka asnjë person. Sakaq së drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, ka thënë se do të japë dorëheqjen nëse pas orës 20:00 do të gjenden lokalet hapur. 

Masat e reja anti-COVID

1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

3.Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

4.Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti COVID.

Pamje nga Tirana

Masat u shtrënguan si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të infektuara nga pandemia e koronavirusit dhe viktimave të COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 1105 të infektuar, një prej shifrave më të larta që prej rasteve të para. Ndërsa 14 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID, duke e çuar totalin në 1517 viktima.

(A.k/k.m/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi shqiperi koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll