Aktualitet

Lindi foshnjën gjatë intubimit/ Gjinekologu që realizoi ‘mrekullinë’ te COVID-2: Fëmija ishte në orët e fundit të mb

11 Shkurt 2021, 19:00 Nga DOSJA
Lindi foshnjën gjatë intubimit/ Gjinekologu që realizoi

TIRANË– Pak ditë më parë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” erdhi në jetë një fëmijë nga një nënë, e cila ndodhej e intubuar prej disa ditësh për shkak të gjendjes së rënduar. (Shiko këtu)

Mjeku Obstetër-Gjinokolog, Rezart Ajazi, ishte ai që kreu ndërhyrjen, duke treguar në një intervistë për Report Tv, gjithë çfarë kishte ndodhur.  Në rrëfimin e tij, gjinekologu Ajazi tha se bëhej fjalë për një rast i rëndë ku edhe vetë orët e jetës së bebit brenda barkut të nënës ishin të numëruara. 

“Shkuam ne tek rasti pasi na erdhi njoftimi nga COVID2 se pacientja ishte intubuar në javën e 36 të shtatzënisë dhe duhet të bëhej lindja e detyrueshme në sallat e operacionit të tyre të Sanatoriumit. Një grup mjekësh shkuam si staf të zgjidhin këtë rast, ku pacientja e intubuar u morr në sallën e operacionit dhe të zgjidhësh një lindje me operacion që nuk ishte aspak e zakonshme për sallatat e sanatoriumit. Vështirësia qëndron tek operimi dhe lindja nga një nënë që është e intubuar, me shenja oksigjenimi të ulët në organizëm ku dhe vetë fëmija është në rrezik. Madje në këtë rast duhet thënë se fëmija ishte në orët e fundit të mbijetesës brenda trupit të nënës. Pra veçantia ishte se realizohet një lindje tek një nënë e intubuar që edhe mund të cedente si rast, por që fatmirësisht nuk ndodhi asnjëra, foshnja është në maternitet i shëndetshëm, kurse nëna të trajtohet në sanatorium, ku vazhdon e intubuar por në parametra më të përmirësuar për sa i përket gjendjes në tërësi. Shpresojmë që nëna të shërohet dhe të afrohet me bebin sa më shpejtë,”- tha gjinekologu Ajazi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet historia e trishte e vajzes tek covid2 koronavirusi ne shqiperi rezart ajazi historia e trishte e vajzes tek covid2 koronavirusi ne shqiperi rezart ajazi

Sondazh

Poll