Aktualitet

Gjyqtarja Marinela Osmani konfirmohet në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

11 Shkurt 2021, 19:29 Nga DOSJA
Gjyqtarja Marinela Osmani konfirmohet në detyrë nga Komisioni i

TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) pasi ka shqyrtuar dokumentacionin ka dhënë vendimin për të konfirmuar në detyrë gjyqtaren Marinela Osmani.

Vendimi për të është arsyetuar nga trupi gjykues i kryesuar nga Etelda Çiftja, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.

Njoftimi  nga KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 9.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.2.2021, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Marinela Osmani (Nuni), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtarja Osmani iu nënshtrua procesit të vetingut për tri kriteret e rivlerësimit kalimtar, përfshirë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin. Gjatë sëancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se subjekti kishte një mungesë të ardhurash të ligjshme në masën 3.5 milionë lekë për vitet 2010-2016 si dhe probleme me pagesën e një shume prej 32,680 eurosh për blerjen e një apartamenti, çështje të cilat u rivlerësuan.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kpk marinela osmani kpk marinela osmani

Sondazh

Poll