Aktualitet

Goditet klani i gjykatës së Krujës, prangoset brenda sallës së gjyqit gjyqtarja Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tj

11 Shkurt 2021, 09:16 Nga DOSJA
Goditet klani i gjykatës së Krujës, prangoset brenda sallës

TIRANË–Prokuroria e Posaçme ka arrestuar sot gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë, pasi akuzohet se kishte gati lirimin nga burgu të të dënuarit me 25 vite burg për vrasje, Saimir Petani. Një grup hetimi nga SPAK është ngritur 6 muaj më parë, pas denonconimeve në media se gjyqtarja e Krujës liroi nga burgu nga burgu disa të dënuar, si Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja dhe më i fundit, Hekuran Billa. Bëmat e Hoxhës morën vëmendjen e prokurorit Altin Dumani, i cili udhëhoqi hetimin dhe siguroi 10 urdhër-arreste nga gjykata, përfshirë këtu edhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Ajo u prangos brenda sallës së gjyqit, dhe siç shihet në pamjet e siguruara nga Dosja.al, ajo u fut në një makinë të posaçme për arrestimet VIP dhe është dërguar për në paraburgim. 

Kush janë të arrestuarit e tjerë?

Të arrestuarit janë: Aldo Tabaku, avokat, Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit, Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor, Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi.  Një grup i mirëfilltë, alla “klan” ishte ngritur në gjykatën e Krujës, ku kryesorja ishte gjyqtarja Enkelejda Hoxha. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të dënuarit kontraktonin si avokat Aldo Tabakun, i cili kishte raporte bashkëpunimi me gjyqtaren Hoxha, duke bërë që çështjet e ndjekura prej të dyve të rezultonin në lirim të sukseshëm. Përfitimi i shumave nga 6 mijë në 12 mijë euro sillte lirimin e tyre. Ndërsa sekretarja e gjykatës Manuela Mallakuçi ndërhynte tek shorti, në mënyrë që çështja të kalonte për gjykim në duart e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Më pas eksperti, Shkëlqim Korbi dërgonte në gjykatë akte ekspertimi mjeko-ligjor, të rreme. 

Ky grup ishte në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe secili ka patur një rol për të liruar Saimir Petanin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Romeo Beqirit. Por përveç korrupsionit për lirimin e të dënuarit Saimir Petani, SPAK bën me dije se në hetim është gjetur edhe një rast korrupsioni në shëndetësi, ku nga detyra është pezulluar mjeku kardiokirurg pranë QSUT, Edvin Prifti dhe infermierja Trëndafile Frangu. Prifti u zbulua në përgjimet e grupit të gjykatës së Krujës, pasi ka marrë ryshfet për t’i bërë një ndërhyrje në zemër, mamasë së sekretares së gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur 250 mijë euro dhe 130 milionë lekë. Të arrestuarit janë dërguar në paraburgimin e Tiranës dhe pritet që brenda tri ditësh të dalin para gjykatës për t’u njohur me masat e sigurisë.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldo tabaku altin skendaj arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha boom arrestimesh ne gjykaten e krujes enkelejda hoxha gazmir nezaj gentian nezaj isuf tanuzi manuela mallakuçi saimir petani aldo tabaku altin skendaj arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha boom arrestimesh ne gjykaten e krujes enkelejda hoxha gazmir nezaj gentian nezaj isuf tanuzi manuela mallakuçi saimir petani

Sondazh

Poll