Aktualitet

‘Alo! Ma fut pak mamin pa radhë…’/ SPAK zbulon korrupsionin në QSUT/ Shtëpia e mjekut Edvin Prifti si bankë zvicerane,

11 Shkurt 2021, 18:19 Nga DOSJA
‘Alo! Ma fut pak mamin pa radhë…’/ SPAK zbulon

TIRANË– Operacioni i Prokurorisë së Posaçme vazhdon ende! Pas pezullimit nga detyra, agjentët e SPAK dhe efektivë policie kanë mbërritur në banesën e tij, ku edhe kanë ushtruar kontrolle, pasi mjeku akuzohet për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga kontrollet në banesën e mjekut të arrestuar, Edvin Prifti me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë gjetur në total 250 mijë euro dhe 130 milionë lekë. Shumë të ardhurash që dyshohet se janë produkt i korrupsionit të ushtruar nga mjeku. 

Prifti dhe infermierja Trëndafile Frangu janë pezulluar nga detyra sot, pasi u kanë dalë emrat në përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e gjyqtares Enkeljeda Hoxha dhe tetë personave të tjerë.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti dhe infermieren Frengu, të veçuar nga dosja kryesore e Krujës. 

SPAK ka arrestuar sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

Lajmi kryesor: Goditet klani i gjykatës së Krujës, prangoset brenda sallës së gjyqit gjyqtarja Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë! Kishte gati lirimin e të dënuarit me 25 vite burg për vrasje (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha boom arrestimesh ne gjykaten e krujes edvin prifti arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha boom arrestimesh ne gjykaten e krujes edvin prifti

Sondazh

Poll