“Mes meje dhe Ramës s’ka ma paq!”/ PËRJASHTIMI i bujshëm i Tom Doshit nga PS! Si e largoi Rama ‘mikun e ngushtë’ n
11 Shkurt 2021, 19:25Nga DOSJA
TIRANË– Data shënon 2 mars 2015! Tom Doshi do të shkelte për herë të fundit në selinë e Partisë Socialiste si deputet i kësaj force politike. Në një mbledhje urgjente të grupit parlamentar, socalistët votuan për përjashtimin e Doshit pa i ‘thyer’ në dysh fjalën kryetarit të tyre, Edi Rama.
Duke e hequr veten si një person pa dijeni me çfarë po “ziente” në vend, vite më parë, Rama u hoq si parimor duke përjashtuar nga radhët e tijëve “drurin e parë të shtrëmbër” të stivës, të cilin e përcolli edhe me fajlim të gjatë lidhur me vlerat dhe moralin e socialistëve.
Akzuat e Doshit se me informacionet që kishte do të trondiste qeverinë, numri një i kabinetit nuk i pranoi, duke vijuar me “rolin” e tij të mosdijes, madje iu kthye ashpër publikisht bashkëpunëtorit të tij të ngushtë duke i cilësuar si të papranueshme sulmet personale ndaj shumicës dhe qeverisë. Aq sa kërkoi largimin e tij.
“Unë kam bindjen se sot ne duhet t’i japim Tomës mundësinë të lirohet nga barra e kontratës që ka me grupin e me Partinë Socialiste. Dhe të shkojë të provojë në rrugë ligjore vërtetësinë e akuzave të tij të papranueshme në adresë të qeverisë e të shumicës sonë parlamentare. Nëse qëndrimi i deputetit do të kishte prekur thjesht dinjitetin e personit tim, unë sot do të kisha kërkuar mirëkuptimin tuaj për të mos mbajtur qëndron të prerë ndaj tij. Por me akuzat e tij, deputeti ka shkuar përtej personit tim dhe ka cënuar rëndë dinjitetin e këtij grupit e të kësaj qeverie. Në këtë grup, gjithkush mund të thotë atë që mendon për qeverinë. Por akush nuk mund të mendojë të thotë, as këtu dhe as në publik, se i ka shpallur luftë qeverisë. Askush nga ne nuk ka mandat për të vajtuar dhimbjet e reformave apo për t’u ankuar për shpejtësinë e për thellësinë e tyre. Ne nuk jemi në qeveri për t’u matur me hijen e çdo dite, po për t’u matur me rezultatet që do të marrim nga reformat në vitin 2017,”-shprehej Rama.
Megjithatë Doshi nuk e la me kaq…
“Kur të flas unë më tepër do t’i dridhen themelet shumicës dhe qeverisë. Edi Rama është mosmirënjohës dhe bukshkalë, për mua dhe të gjithë ata që e votuan në Shkodër, dhe këtë do ta shohë dhe në zgjedhjet lokale. Sapo ka filluar lufta mes meje dhe tij,”-u shpreh ai. Vetëm pak ditë pas përjashtimit, Doshi akuzoi publikisht para mediave asokohe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte organizuar vrasjen e tij, dhe të deputetit të Partisë Demokratike, Mëhill Fufit.
Për atentatin e supozuar, Doshi shprehej se prej 5 muajsh kishte njoftuar të gjitha instancat, përfshirë vetë Metën, kryetarin e partisë së tij, Edi Ramën dhe kryeprokurorin e Përgjithshëm, asokohe Adriatik Llalla. Megjithatë pretendimet e tij nuk u vërtetuan kurrë.
Koha kaloi dhe gjakrat u shuan…Tom Doshi gjeti në gjend në gjirin e Partisë SocialDemokrate, dhe një mandat të sigurtë për veten e tij në Shkodër. Duke e parë të vështirë që të ‘çante’ në bastionin historik të të djathtës, Rama i shtriu dorën e bashkëpunimit, kolegut të tij të vjetër.
Në fushatën e 2019 u panë e fotografuan bashkë në qytet. Por tani duket se ka ardhur sërish radha që ta lërë pas mikun e tij të vjetër, e gjithë prej presionit të Amerikës. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ngulmon që ai mos të kandidojë në zgjedhje, ndërsa Doshi i sfidon hapur duke u regjistruar në KQZ. Rama nga ana e tij shfajsohet duke përmendur përjashtimin e vitit 2015, por a mjafton kjo? Edhe pse pa të në parti, Rama sërish ka përdorur votën e tij për të kaluar ligje, apo dhe për fituar vota në “terrene të vështira”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Këngëtarja Diona Fona festoi ditën e djeshme 22-vjetorin në një organizim të madh festiv dhe për këtë është ndëshkuar nga policia.Ishte vetë ...
Art&Argëtim11 Shkurt 2021, 16:21
VLORË– Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar përmbytje në shumë prej qyteteve të vendit, ndër to edhe Vlorën. Një qytetar ka xhiruar një video, ku...
DashiDo te gjeni nje ambjent te ri qellimesh dhe bashkepunimesh duke lene pas dore disa qellime ekonomike e materiale qe ju kane bllokuar mendjen dhe fushe-pamj...
TIRANË– Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, në fund të vitit të kaluar shpalli fejesën me bukuroshen, Selvije Jao. Së fundmi, çifti ka q...
SHBA- Këngëtarja Beyonce ka pozuar për koleksionin e ri të veshjeve nga Adidas. Në fotot e publikuara Beyonce shihet me një kombinim të ndryshëm veshjesh dhe mo...
TIRANË- Ka bërë xhiron e rrjetit lajmi se regjisori Altin Basha do të rikthehet në ekran me drejtimin dhe ideimin e një programi humoristik të quajtur “Kos...
SHBA- I dashuri i këngëtares Britney Spears, Sam Asghari ka ‘thyer heshtjen” e tij në lidhje me raportin e Britney me babanë e saj Jamie Spears. Me anë të një p...
TIRANË– Vdekja e parakohshme dhe tragjike e modeles së njohur, Kasia Lenhardt ka tronditur të gjithë personazhët publikë që e njihnin atë. Këngëtari ...
SHBA-Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha pas fotove sensuale ka nisur me ato që janë shumë private. Themi ketë pasi Bebe ka ndarë foto duke urinuar në tualet. Fatmi...