Art&Argëtim

“Kam zero respekt për të”/ I dashuri i Britney Spears flet për marrëdhënien e saj me të atin: Dua të jem i lirë dhe

11 Shkurt 2021, 11:21 Nga DOSJA
“Kam zero respekt për të”/ I dashuri i Britney Spears flet

SHBA- I dashuri i këngëtares Britney Spears, Sam Asghari ka ‘thyer heshtjen” e tij në lidhje me raportin e Britney me babanë e saj Jamie Spears. Me anë të një postimi në Instagram ai ka shkruar se nuk ka farë respektë për babanë se saj pasi ai përpiqet që të kontrojjojë jetën e Britney. Më tej ai ka shkruar se e respekton privatësinë e tyre dhe se të njejtën gjë kërkon nga Jamie.

Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë që kam zero respekt për dikë që përpiqet të kontrollojë lidhjen tonë dhe të na vendosë pengesa. Për mendimin tim, Jamie është totalisht një ‘pallë’. S’do të jap më shumë detaje, sepse gjithmonë e kam respektuar privatësinë tonë, por nga ana tjetër nuk erdha në këtë vend për të mos pasur mundësi të jem i lirë dhe të shpreh opinionin tim,“ka shkruar ai.

Britney është nën kontrollin e të atit që në 2008, pasi doli nga përkujdesja psikiatrike, duke qenë se mendohej se ishte e paaftë emocionalisht dhe mendërisht për t’u kujdesur për veten. Kjo ka bërë shumë fansa që të alarmohen dhe të kërkojnë që kujdestaria e Britney t’i kalohet dikujt tjetër për shkak se babai i saj, Jamie e kontrollon shumë dhe nuk i lë hapësirë personale.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz britney spears jamie spears sam asghari britney spears jamie spears sam asghari

Sondazh

Poll