Art&Argëtim

Vetëvrasja e supermodeles lë në lot VIP-at shqiptarë: Nuk mund ta besoj, pusho në paqe ëngjëll….Mesazhi i fundit: Ësht

11 Shkurt 2021, 07:49 Nga DOSJA
Vetëvrasja e supermodeles lë në lot VIP-at shqiptarë: Nuk

TIRANË– Vdekja e parakohshme dhe tragjike e modeles së njohur, Kasia Lenhardt ka tronditur të gjithë personazhët publikë që e njihnin atë. Këngëtari Ardian Bujupi ishte një nga personazhet publikë shqiptarë që e njihnin modelen, pasi e kishte bërë edhe pjesë të klipit të tij, me titull “Zina”.

Në një reagim pas lajmit se Lenhardt është vetëvrarë, Bujupi shkruan se nuk mund ta besojë këtë ngjarje, pasi vetëm para pak ditësh po flisnin bashkë.

Nuk mund ta besoj, por më duhet ta përballoj! Kasia ka ndërruar jetë duke kryer vetëvrasje, ndërsa kemi qenë duke folur këto ditë për projektin e ri që donim të bënim bashkë. Ajo ishte plot me energji dhe vetëbesim. Kjo ka ndodhur nga njerëzit që të gjykojnë dhe bullizojnë në çdo moment. Diçka duhet të ndryshojë! Vdekja e saj duhet të jetë një mësim për të gjithë, si vdekja e Princeshë Dianas!! Pusho në paqe ëngjëll!”, shkruan Bujupi.

 

 

A post shared by Ardian (@ardianbujupi)

Ndërsa modelja Afrona Dika u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos bullizojnë me njerëzit, pasi mund të sjellin ngjarje të rënda si vetëvrasja e Kasias. Kjo e fundit dyshohet se ka marrë vendimin e rëndë, pikërisht pas bullizimit pas ndarjes me mbrojtësin e Bayern Munich, Boateng.

Ndaloni së bullizuari!!! Unë kam qenë vetë viktimë e bullizmit në fëmijëri dhe kam përjetuar shumë situata që më kanë bërë tani më të fortë. Unë jam kështu siç jam sot, bashkë me plagët e mia. Jeta nuk është gjithmonë e thjeshtë. Ka shumë momente të vështira që nuk janë gjithmonë të lehta për t’ja dalë mbanë. Jini të fortë dhe gjithmonë jini të vërtetë me veten tuaj në jetë dhe gjithmonë keni për ta dashur veten,”– shkruan Afrona. 

Mesazhi i fundit i vetë modeles duket sikur ka lajmëruar këtë vdekje tragjike.

“Ka ardhur koha të vë vizën, mjaft,”- shkruante ajo në postimin e fundit në Instagram.

Dje, modelja u gjet e vdekur në banesën ku jetonte, pikërisht në ditën kur djali i saj do të festonte ditëlindjen e gjashtë, të cilin e ka me shqiptar nga Lipjani i Kosovës. Shkaqet e kësaj vetëvrasjeje kanë mbetur mister, por paraprakisht dyshohet se e reja është lënduar nga bullizimet e shumta që ka përjetuar pas ndarjes me Boateng.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ardian bujuqi kasia lenhardt vetevritet kasia lendardt ardian bujuqi kasia lenhardt vetevritet kasia lendardt

Sondazh

Poll