Art&Argëtim

Revista Anabel akuzon regjisorin Altin Basha se iu ka vjedhur logon dhe emrin e programit “Kosherja”

11 Shkurt 2021, 12:50 Nga DOSJA

TIRANË- Ka bërë xhiron e rrjetit lajmi se regjisori Altin Basha do të rikthehet në ekran me drejtimin dhe ideimin e një programi humoristik të quajtur “Kosherja” në televizionin Abc News.

Pas largimit nga Portokalli, Basha, bashkë me aktorin Bes Kallaku dhe moderatoren Jona Spahiu, do të vijë me një spektakël humori që sipas drejtuesve do të sjellë shumë në ekran.

Por ende pa nisur programi, një akuzë për vjedhje vjen nga revista Anabel. Anabel, revista online e drejtuar dhe themeluar nga regjisorja Dalina Buzi, prej vitesh po sjell në tregun shqiptar prodhime origjinale në fushën e kinematografisë.

Një prej tyre është edhe projekti “Kosherja by Anabel”, një serial argëtues dhe edukues për fëmijët shqiptarë, në një kombinim interesant të teknologjisë dhe ndërveprimit njerëzor të të vegjëlve.

Në një postim në Instastory, Anabel shkruan se Kosherja në Abc News është kopja e emrit dhe logos së tyre. “Mirë Kosherja, që ne ok e kemi “by anabel” e këta jo, po me logon qenkan lodhur shumë! Mos janë të njëjtët që ia bënë TKOB! Nejse! Ishalla dalin shkëlqyer që të paktën të na nderojnë në search engine. Dhe në fund ta festojmë bashkarisht te një nga këto kosheret”,-shkruan Anabel në postim, ku bashkëngjitur është edhe logoja e programit Kosherja.

Ndërkohë që nga ana e Altin Bashës dhe stafit “Kosherja” nuk ka asnjë reagim deri më tani.

(F.g./dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

televizion televizion altin basha dalina buzi kosherja e altin bashes altin basha dalina buzi kosherja e altin bashes

Sondazh

Poll