Art&Argëtim

E shpallur në kërkim, Fjolla Morina publikon FOTO krah bashkëshortit, me buzëqeshje i thotë ‘CIAO’ policisë

11 Shkurt 2021, 15:35 Nga DOSJA
E shpallur në kërkim, Fjolla Morina publikon FOTO krah

KOSOVË- Këngëtarja Fjolla Morina, e cila është shpallur në kërkim nga policia, pasi u arratis nga banesa në Kukës, ku ishte në “arrest shtëpie”, së fundmi ka postuar fotot në rrjetet sociale. 

Por mesa duket këngëtarja nuk ia ka ‘frikën’ policisë pasi ka postuar disa foto në Snapchat.

E veshur me kostum të bardhë, ajo duket e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj, Fisnik Syla. Ajo shihet shumë e lumtur ndërkohë që krahas fotos ka shkruar “CIAO”. 

Fjolla Morina pak ditë më parë theu masën “arrest shtëpie”, të vendosur nga Gjykata e Kukësit. Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Pas seancave gjyqësore, këngëtarja u vendos në “arrest shtëpie”, ndërsa tashmë është në kërkim.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fjolla morina fjolla morina

Sondazh

Poll