Aktualitet

Televizioni i vëllait të Lelit sulmon Gjikën dhe qytetarët: Bashkia ishte në punë, Vlora u përmbyt nga ndërtimet

6 Maj 2019, 07:20 Nga DOSJA
Televizioni i vëllait të Lelit sulmon Gjikën dhe qytetarët:

TIRANË- Qyteti i Vlorës ditën e djeshme u zgjua në pushtetin e ujit. Mungesa e kanaleve kulluese dhe bllokimi i pusetave bëri që shumë qytetarë të mos dilnin dot nga shtëpitë. (Lexo këtu) Po ashtu një tjetër problem që solli përmbytjen ishte dhe mungesa e pompave për të tërhequr ujin e tepërt.

Por televizioni i vëllait të Dritan Lelit, kryetarit të Bashkisë së Vlorës, ka gjetur problemin diku tjetër. “One tv Vlora”, në tentativë për të mbrojtur Dritan Lelin, në një kronikë redaksionale thekson si problem ndërtimet e larta, por harron që ndërtimet janë bërë dhe në 4 vitet e fundit, kur lejet janë firmosur nga vetë Dritan Leli.

Që në hyrje të videos, televizioni është kujdesur që të tregojë Vlorën e mbindërtuar, për të treguar dhe me zë e figurë se pallatet sollën përmbytjet dhe jo mungesa e investimeve në rrjetin e kanalizimeve. Më tej në kronikë thuhet se shiu ka qenë me intensitet të lartë dhe ka sjellë dëme, por punonjësit e bashkisë dhe të ujësjellës-kanalizimeve kanë punuar duke normalizuar situatën në kohë rekord.

Po ashtu një tjetër faj e kanë qytetarët, ose siç quhen në kronikë “Fejsbukxhinjtë”, të cilët kanë fotografuar përmbytjet dhe më pas i kanë publikuar në mediat sociale. Por sërish kronika thekson se problemi është i mbartur me kohën dhe jo i tanishëm. Sipas këtij televizioni ndërtimi pa kriter i pallateve, bllokimi i kolektorëve dhe ndërhyrjet pa kriter në rrjetin e kanalizimve në të shkuarën bën që përmbytjet të jenë prezente.

Por kjo kronikë dje “zgjoi” nga gjumi edhe njëherë ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjikën. I shigjetuar drejtëpërdrejtë, nga televizioni i vëllait të Dritan Lelit, Gjika reagoi ashpër në Facebook. “Sot e mësova që, “struci”, vetëm këtu në Vlorë dhe jo gjetkë, e fshehka kokën dhe nxjerr bythën zbuluar, jo kur i kanoset rreziku nga kafsha grabitqare, por kur u mbytka në ujë. Zanati thonë, o mësohet qysh vitin e parë, kur ke vullnet, pasion dhe dëshirë, ose në të kundërt, jo që nuk bëhesh dot usta, por për fat të keq, ngelesh çirak edhe po të mbajtën në punë për sevap edhe 4 vjet të tjera!”, shkruante Gjika. (Lexo këtu)

Por edhe pse replikat me atij që është dhe atij që ishte vijojnë, ata që e pësojnë janë qytetarët. Dje, këta të fundit u përballën me një situatë pazakontë, pasi deti u erdhi tek dera e shtëpisë. Shiu ra dy orë, por ata të bllokuan mbetën më shumë se dy orë. Edhe pse kanë kanë paguar 8 milionë euro (Lexo këtu) për ndërtimin e bulevardit të ri të qytetit, aty kalohej vetëm me varkë ose gomone.

Transformimi i  qytetit në këto katër vite qeverisje nga kryetari i Bashkisë Dritan Leli, duket se ka sjellë vetëm dëme, pasi tashmë përmbytjet janë bërë modë. Nëse shiu zgjat më shumë se një orë, rrugët automatikisht janë të bllokuara. Tashmë nuk mbetet gjë tjetër vetëm që të presim shiun e radhës dhe të shohim nëse përmbytja do të jetë në këtë masë, apo bashkia ka marrë masa që qytetarët të mos bllokohen në shtëpitë e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan leli permbytjet ne vlore shpetim gjika vlora nen pushtetin e ujit dritan leli permbytjet ne vlore shpetim gjika vlora nen pushtetin e ujit

Sondazh

Poll