Politike

Tom Doshi në “shënjestër”! Yuri Kim zbardh bisedën me Ramën: Më siguroi se ai s’ka vend në qeveri, e ka përjashtua

11 Shkurt 2021, 15:43 Nga DOSJA
Tom Doshi në “shënjestër”! Yuri Kim zbardh

TIRANË– Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim zbardh bisedën me kryeministrin Edi Rama lidhur me kandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kim shkruan se dëshiron që t’i japë fund spekulimeve, duke bërë me dije se ka marrë garanci nga numri një i qeverisë se Doshi nuk do të ketë asnjë post në asnjë qeveri socialiste.

Më tej, ambasadorja Kim shkruan se Rama i ka kujtuar faktin që ka qenë vetë ai që e ka përjashtuar deputetin nga radhët e Partisë Socialiste, duke gjetur kështu edhe një gjuhë të përbashkët për emërimet e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare.

“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama dhe unë kemi mirëkuptim se çfarë do të thotë emërimi. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon,”-shkruan Kim. Ndërsa krahas deklaratës së saj ka rikthyer edhe njëherë njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për futjen e Doshit në “listën e zezë”. Po ashtu bie në sy fakti që nuk e përmend me emër deputetin por i referohet me “këtij personi”.

 

Vetëm pak ditë më parë, ambasadorja Kim, pas një sërë deklaratash publike ku kërkonte që partitë të merrnin përgjegjësitë dhe të ndalonin garimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhje dhe shpërfilljen nga politike, foli me emra. Kim tha se Tom Doshi nuk duhet të jetë si alternativë për qytetarët në këto zgjedhje, duke argumentuar se Doshi është në listën e zezë të DASH dhe nuk i lejohet hyrja në territorin amerikan.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u tregua diplomat kur tha se çdo gjë në lidhje me zgjedhjet është caktuar në Kushtetutë e duhet zbatuar. Socialistët nisën mbrojtjen e Doshit. Bushati i kujtoi sulmet në Capitol Hill ambasadores Kim duke shtuar se edhe SHBA-ja nuk është ‘imune’. Ndërsa Kryeministri Edi Rama, kyçi gojën, duke iu shmangur pyetjes, por mesa duket ka biseduar privatisht me ambasadoren. Vetë Doshi e sfidoi totalisht këtë thirrje të ambasadores, duke depozitua kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.

Por nuk ka mbaruar tek Doshi! Sot nga Durrësi, Kim ka paralajmëruar se do të bëjë me dije edhe një emër tjetër që nuk duhet të kandidojë për shkak të rekordeve kriminale. I vetmi detaj që dha ishte fakti që bëhet fjalë për një deputet në Durrës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama yuri kim yuri kim per tom doshin zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 edi rama yuri kim yuri kim per tom doshin zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll