Politike

“Xhelozia” e BE ndaj SHBA për marrëveshjen e Skavicës, ambasadorja Yuri Kim: Shikoj potencial shumë të madh…

11 Shkurt 2021, 16:00 Nga DOSJA
“Xhelozia” e BE ndaj SHBA për marrëveshjen e

TIRANË- Ka reaguar Ambasadorja Amerikane për nënshkrimin e marrëveshjes nga qeveria shqiptare dhe ajo amerikane për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, marrëveshje e cila ngjalli pakënaqësi në Bashkimin Evropian.

Yuri Kim në një deklaratë që ka dhënë ditën e sotme, ndërtimin e Skavicës falë bashkëpunimit Shqipëri-SHBA e ka cilësuar si një projekt të madh. Ndër të tjera ajo ka thënë se shikon potencial shumë të madh për sa i përket mundësisë së investimeve të mëdha nga SHBA në Shqipëri.


FJALA E SAJ: 

Flas për sa i përket tre prioriteteve, Demokracia, Biznesi dhe Mbrojtja. Durrësi në portin e Durrësi është vendi ku zhvillohen këto të treja. Demokracia në sensin e luftimit të krimit dhe të korrupsionit. Kam folur me drejtorin e autoritet portual dhe atë të doganave. Kemi rënë dakord që janë disa hapa që ndërmerren në mënyrë që të mbyllim disa zona të verbëta. Të shohim së shpejti që të shikojmë ku është bërë progres. Dhe ku SHBA mund të ofrojë ndihmë. Për mbrojtjen kjo është në vijim të vizitës së gjeneralit. Difender 21 është një nga stërvitjet më të larat që do zhvillohet në Ballkan. Në po shikojmë që këto aktivitete të bëhen në Portin e Durrësit. Në fund tek biznesi. Siç e dini për sa i përket çështjes së biznesit  SHBA ka mbështetur ndërtimin e Skavicës. Shikoj potencial shumë të madh për sa i përket mundësisë së investimeve të mëdha nga SHBA në Shqipëri. Kjo varet në Shtetin Ligjor dhe transparencën ligjore të proceseve.

Në 3 tetor 2020 në Tiranë u nënshkrua marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, një projekt gati 50 vjeçar që ishte në pritje. Në Tiranë ishte vetë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për rritjen ekonomike dhe mjedisin, Keith Krack i cili bashkë më ministren e ekonomisë dhe financave Anila Denaj hodhën firmat në një memorandum bashkëpunimi, i pari këtij lloji pas marrëveshjes ekonomike mes dy vendeve në vitin 1992.

Ndërkohw, nënshkrimi i një marrëveshje nga qeveria shqiptare me atë amerikane fundvitin e shkuar për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, ka ngjallur xhelozi e pakënaqësi në Bashkimin Europian. Në një  dokument që siguroi gazetari i TopChannel Muhamed Veliu, fillimisht renditet progresi i bërë nga ky fond në shumë komponentë studimor për Skavicën duke lënë të kuptohet interesi i kahershem europian për këtë vepër kolosale energjetike. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike projekti per sjkavicen yuri kim projekti per sjkavicen yuri kim

Sondazh

Poll