Politike

Kryemadhi pret në takim zyrtarin e lartë grek: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia kontribuon në forcimin e paqes d

11 Shkurt 2021, 15:37 Nga DOSJA
Kryemadhi pret në takim zyrtarin e lartë grek: Njohja e

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur sot në takim Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe BE të partisë Demokracia e Re, njëkohësisht deputet i parlamentit grek dhe këshilltar i kryeministrit Mitsotakis, Anastasios Chatzivasileiou.

Gjatë takimit, Kryetarja e LSI vlerësoi marrëdhënien e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kryetarja e LSI-së vlerësoi respektimin e minoritetit grek në Shqipëri, si një urë bashkëpunimi midis vendeve. Gjatë takimit Kryemadhi nënvizoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia kontribuon për forcimin e paqes dhe proceseve integruese në BE të të gjithë rajonit.

Ajo gjithashtu theksoi se marrëveshja e detit me Greqinë duhet të realizuar me transparencë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar për detin dhe legjislacionin kombëtar, si dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll