Politike

Arrestimi i gjyqtares në Krujë/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Shikoni se çfarë po bën SPAK. Kjo është arsyeja pse refor

11 Shkurt 2021, 14:41 Nga DOSJA
Arrestimi i gjyqtares në Krujë/ Ambasada Amerikane në

TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar në ‘TWitter’ për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Pas daljes publike të Yuri Kim në portin e Durrësit prej nga komentoi ngjarjen e bujshme, në faqen zyrtare të Ambasadës shkruhet se për këtë arsye është e nevojshme reforma në drejtësi.

Ndër të tjera në postim shkruhet se SPAK po funksionon e se duhet të ketë më shumë shpresë se skepticizëm.

POSTIMI:

Kjo është arsyeja pse reforma në drejtësi është e rëndësishme. Nuk është çështje morale, është çështje biznesi. Pra, për të gjithë skeptikët që thanë se asgjë nuk do të ndodhë. Kjo reformë në drejtësi nuk është e mundur. Që SPAK nuk do të funksionojë kurrë. Kam lajme për ju: Ju jeni gabim, dhe unë do t’ju inkurajoja të shikoni të gjitha rastet që SPAK ka njoftuar, të gjitha veprimet e ndërmarra, përfshirë edhe sot në Krujë. Do të ketë dështime gjatë rrugës, por ne duhet të vazhdojmë të mbledhim njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë të ecim përpara, siç kam thënë më parë është gjithashtu çështje e lejimit të vetes, e detyrimit të vetes, të kesh më shumë shpresë sesa skepticizëm. Pra, përqendrohuni te faktet. Shikoni se çfarë po bën SPAK. Shikoni se çfarë po bën policia. Mos e lini veten të shpërqendrohet nga propaganda “.

SPAK ka arrestuar sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada amerikane ne shqiperi arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha yuri kim ambasada amerikane ne shqiperi arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha yuri kim

Sondazh

Poll