Politike

‘Bëj si them unë por mos bëj si bëj unë’/ Thyen rregullat! Erion Braçe fotografohet pa maskë në ambient të mbyllur,

11 Shkurt 2021, 13:56 Nga DOSJA
‘Bëj si them unë por mos bëj si bëj unë’/

TIRANË– Zv. kryeministri Erion Braçe është fotografuar pa maskë, në një ambient të mbyllur, i rrethuar me persona të tjerë. Fotoja nuk tregon të gjithë tavolinën mirëpo mund të jenë më shumë se 10 persona së bashku, që bie totalisht kundër masave anti-covid që janë vendosur në vend.

Mirëpo, le të qëndrojmë te fakti që Braçe mbledh kaq shumë njerëz në një ambient të mbyllur dhe pa maskë. Në rrjetet sociale, kryesisht ‘Instagram’ ai bën thirrje që njerëzit të jenë me maskë, të respektojnë oraret e vendosura nga komiteti i ekspertëve si dhe të mos ketë grumbullime njerëzish.

‘Ooooo zooooot!Ti prekesh orarin e klubin nje kapitalisti shqiptar, eshte si ta vrasesh!Muaj te tere duke i lutur;Boll me grumbullime te tilla ne klube, restorante, hotele;Ne tre tavolina hiqe nje’- ishte një postim i tij i cili i drejtohej pronarëve të klubeve dhe restoranteve që bënin grumbullime.

Shprehja ‘Bëj si them unë por mos bëj si bëj unë’ duket shumë me vend në këtë rast!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll