Aktualitet

Policia Bashkiake e Veliajt ‘vjedh’ stendën e peticionit, aktivisti: Mjerim, vunë gjobë 50 mijë lekë

6 Maj 2019, 07:09 Nga DOSJA
Policia Bashkiake e Veliajt ‘vjedh’ stendën e peticionit,

Tiranë-Ende vijon peticioni i Nisma Thurjes për t’u ndryshuar sistemi zgjedhor në vendin tonë. Qytetarët janë duke firmosur këtë peticion, i cili është edhe online. Por para një dite Policia Bashkiake shkoi për të marrë stendën dhe pati edhe përplasje me aktivistët. (lexo këtu)

Për këtë ngjarje aktivisti Adriatik Lapaj shprehet se Bashkia ka shkruar dhe ka vjedhur stendën duke i vendosur sipas tij edhe 5000 lekë të reja gjobë aktivistit.

“Sot Bashkia ka shkuar dhe ka vjedhur stendën duke i vendosur dhe 5000 lekë të reja gjobë aktivistit. Mjerane! Ti thuash rinisë pse do ndryshimin?! 2 herë mjerane kur kjo bëhet në territorin e një bashkie që drejtohet nga një Kryebashkiak i ri që është betuar e stërbetuar kundër sistemit dhe nevojës për ndryshim. Gjithësesi sistemi do ndryshojë se nuk ka rrugë tjetër.”, shprehet Lapaj.

Reagimi i plotë:

Prej disa ditësh me djem e vajza që nuk e kanë për mënyrë jetese nënshtrimin dhe lëpirjen kemi nisur një peticion kundër sistemit politik, formulës aktuale elektorale që prodhon hajvanë deputet, gomer deputet, gangster deputet dhe hajdut deputet.

Ky sistem duhet të ndryshojë që të mos ikin më shqiptarët nga vendi por hajvanët, gomerët, hajdutët, dhe gangsterët nga zyrat e shtetit.

Sot Bashkia ka shkuar dhe ka vjedhur stendën duke i vendosur dhe 5000 lekë të reja gjobë aktivistit. Mjerane!

Ti thuash rinisë pse do ndryshimin?! 2 herë mjerane kur kjo bëhet në territorin e një bashkie që drejtohet nga një Kryebashkiak i ri që është betuar e stërbetuar kundër sistemit dhe nevojës për ndryshim.

Gjithësesi sistemi do ndryshojë se nuk ka rrugë tjetër.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia gjobë ndryshime për sistemi zgjedhor peticioni i nisma thurrjes bashkia gjobë ndryshime për sistemi zgjedhor peticioni i nisma thurrjes

Sondazh

Poll