Aktualitet

Digjet gjatë natës makina e kreut të PS-së në Elbasan, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

6 Maj 2019, 05:50 Nga DOSJA
Digjet gjatë natës makina e kreut të PS-së në Elbasan,

Elbasan- Gjatë natës në Elbasan, në lagjen “5 maji” është djegur pjesërisht, automjeti që është në pronësi të Xhevahir Budanit, kryetarit të PS-së në Elbasan.

Mësohet se makina, tip Hondai me targë AA 574 TH  ka qenë e parkuar panë banesës së Budanit dhe dyshohet  se është zjarrvënie e qëllimshme.

Për këtë ngjarje vetë Budani është shprehur se nuk ka konflikte me njeri. “Ngjarja më ka kapur në befasi. S’kam konflikte që mund të më kenë çuar deri në këtë pikë”, u shpreh ai.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Xhevahir Budani tani mban postin e drejtorit të Shëndetit Publik Rajonal

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina në elbasan xhevahir budani digjet makina në elbasan xhevahir budani

Sondazh

Poll