Bota

Shtimi i rasteve me Covid, Atika futet në izolim (MASAT)

11 Shkurt 2021, 10:44 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve me Covid, Atika futet në izolim (MASAT)

GREQI- Qyteti i Atikës në Greqi është futur në izolim ditën e sotme. Efsyn.gr shkruan se masat e reja në qytet do të hyjnë në fuqi ditqën e sotme dhe do të jenë deri në fund të këtij muaji në 28 shkurt.

Masat e vendosura do të jenë:   

Përdorimi i maskës është i detyrueshëm.

Ndalimi i qarkullimit në qytet do të jetë nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit gjatë ditëve të javës, ndërsa gjatë fundjavave ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 6 deri në 5 të mëngjesit.

Lëvizjet ndërlokale do të lejohen vetëm për arsye serioze shëndetësore, me qëllim të transferimit një herë në vendin e qëndrimit të përhershëm, për të shkuar në një ceremoni nën kushtet e parashikuara nga ligji ose për të shkuar te prindërit e divorcuar, për transferimin një herë të një studenti

Kopshtet, shkollat ​​fillore, gjithë, shkollat ​​e mesme dhe liceet e arsimit të përgjithshëm dhe profesional do të bëjnë mësim online.

Qëndrat e argëtimit dhe sportive do të jenë të mbyllura.

Në spital do të jenë këto masa:

Një shoqërues për pacient

Respektimi i një distancë minimale prej një metër  gjysmë, përveç pjesës së kryerjes së operacioneve mjekësore

Kufizimi i operacioneve të planifikuara deri në 80% 

Onkologjia, rastet e urgjencës, si dhe spitalet speciale përjashtohen nga kufizimet.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Greqi janë regjistruar 167,549 persona me Covid, ndërsa 6,034 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni atika futet ne izolim masa te reja ne greqi atika futet ne izolim masa te reja ne greqi

Sondazh

Poll