Bota

Ramush Haradinaj: Kemi rritje të elektoratit në zgjedhjet e 14 Shkurtit

11 Shkurt 2021, 09:34 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj: Kemi rritje të elektoratit në zgjedhjet e 14 Shkurtit

KOSOVË– Kandidati për president i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Kohavision është shprehur se parita e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 14 Shkurtit do të kenë rritje si parti dhe se ky subjekt politik e ka ruajtur edhe votën e qytëtarëve.

Haradinaj tha se janë parti e parë në shumë komuna dhe në disa tjera kanë edhe rritje, gjë që i jep besim se do të jenë forca fituese në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne kemi ruajtje të votës, qëndrueshmëri në votë dhe rritje. Ne kemi pas 96 mijë vota në zgjedhjet e 2019 dhe e dimë që do të kemi më shumë kësaj here. E dimë se është një situatë jo e lehtë në popull, te qytetarët, kemi bërë  kujdes gjatë fushatës pra kemi respektuar dëshirën e qytetarëve edhe për t’i shtyrë proceset përpara edhe në ofertën tonë kemi dal në njëfarë mënyrë në një qasje reale”,- është shprehur kreu i AAK-së, Haradinaj.

Ndër tjera, Haradinaj tha se kësaj radhe nuk ka kërkuar udhëheqjen e vendit por pozitën si president për të siguruar edhe ekuilibrin e pushteteve, unitetin e brendshëm por edhe në planin e jashtëm si edhe përballjen me Serbinë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2021, 08:58

Studimi: Marsi mund të jetë banuar më parë

SHBA- Një studim nga Universiteti Open dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës tregon që në planetin Mars mund të ketë pasur jetë.Dailymail shkruan se në Mars janë z...