Bota

VIDEO/ Të rinjtë manifestojnë përpara Ministrisë së Arsimit në Maqedoni, djegin faqen e librit ku fyhen shqiptarët

11 Shkurt 2021, 10:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Të rinjtë manifestojnë përpara Ministrisë

MAQEDONIA E VERIUT- Aktivistët e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës sot, pas mbajtjes së aktivitetit para MASH-it në lidhje me librin e gjeografisë, kanë djegur faqen ku shqiptarët paraqiten se kanë prejardhje prej etniteteve të tjera, janë ndalur për disa minuta nga policia.

Pas mbajtjes së konferencës për media, ku aktivistët kanë reaguar në lidhje me përmbajtjen e këtij libri, ata kanë hyrë brenda në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për t’ia dhuruar ministres së këtij dikasteri një libër mbi fiset shqiptare. Sigurimi ka njoftuar policinë, duke e paraqitur këtë si sulm dhe pas disa minutave mbërriti një ekip policor, i cili i mori të dhënat kryetarit të FRASH-it, Omer Ajdini si dhe paralajmëroi aktivistët se mund të përballen me pasoja ligjore, shkruan Portalb.mk.

“Këta siç duket dëshirojnë ose të na frikësojnë ose të na largojnë prej këtyre hapësirave. Mi morën të dhënat dhe disa nga aktivistëve tanë iu thanë se do t’ju lëshojnë padi penale. Por, këta duhet ta dinë një gjë, të rinjtë shqiptarë të këtij shteti nuk iu frikësohen më institucioneve shtetërore të cilët i kanë shantazhuar e të cilët i kanë frikësuar të rinjtë me dekada. Kështu që, mjaft më, këto libra shkollorë duhet të ndryshojnë dhe ne nuk i frikësohemi më këtyre institucioneve shtetërore”, – deklaroi Ajdini për mediat, pas bisedës që kishte me policët.

Ndërkohë, gjatë konferencës së mbajtur para kësaj ngjarje, Ajdini deklaroi se po bëhen gati 20 vite që shqiptarët detyrohen të mësojnë të pa vërteta historike për popullin shqiptar. Ai për këtë, ka akuzuar BDI-në, si parti e cila ka menaxhuar me Ministrinë e Arsimit disa vite dhe ka lejuar që kjo të ndodhë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjeografia ne maqedoni gjeografia ne maqedoni

Sondazh

Poll