Bota

Shtyhet seanca e ish-komandantëve të UÇK-së për në 16 shkurt

11 Shkurt 2021, 09:22 Nga DOSJA
Shtyhet seanca e ish-komandantëve të UÇK-së për

HAGË- Seanca për ish-komandantët e UÇK-së në Hagë është shtyrë për në datë 16 shkurt. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zyra e Dhomave të Specializuara të Kosvës në Hagë, në anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

Seanca e radhës pritet të mbahet në datën 16 shkurt në orën 11:00. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet për shtyrjen e seancës ditën e sotme, e cila pritej të mbahej në orën 11:00.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kadri veseli kosova ne hage hashim thaci kadri veseli kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2021, 08:58

Studimi: Marsi mund të jetë banuar më parë

SHBA- Një studim nga Universiteti Open dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës tregon që në planetin Mars mund të ketë pasur jetë.Dailymail shkruan se në Mars janë z...

Bota 11 Shkurt 2021, 08:30

BOTË– Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar mbi 107 milionë, ndërsa 2,365,922 njerëz kanë ndërruar jetë.Shtetet e Bashkuara, ...