Bota

Kurti dhe Osmani takojnë komunitetin kulturor: Na kanë bërë shumë krenar, do të mbështeten pas 14 shkurtit

11 Shkurt 2021, 09:45 Nga DOSJA
Kurti dhe Osmani takojnë komunitetin kulturor: Na kanë bërë

KOSOVË- Kandidatja për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër Albin Kurti kanë kanë takuar ditën e djeshme komunitetin kulturor. Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se ata i kanë bërë shumë krenar vitet e fundit dhe se duhet të mbështeten shumë në mënyrë që të rritet arti dhe vlerat e Kosovës në botë.

“Mbrëmë kishim kënaqësinë të bashkëbisedojmë me komunitetin kulturor. Vitet e fundit askush nuk na ka bërë krenar më shumë se sa një varg arritjesh kulturore në skenën ndërkombëtare. Pas 14 shkurtit, artin do ta mbështesim sidomos për t’i afirmuar vlerat tona kudo në botë, nëpërmjet diplomacisë kulturore. Imazhi i Kosovës do të pëmirësohet jo veç me politikanë të përgjegjshëm, por edhe me vlera artistike!”, shkroi ajo.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2021, 08:58

Studimi: Marsi mund të jetë banuar më parë

SHBA- Një studim nga Universiteti Open dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës tregon që në planetin Mars mund të ketë pasur jetë.Dailymail shkruan se në Mars janë z...