Bota

Enver Hoxhaj: PDK beson në SHBA dhe dialog, të tjerët i druhen dhe e kanë të pamundur

11 Shkurt 2021, 09:49 Nga DOSJA
Enver Hoxhaj: PDK beson në SHBA dhe dialog, të tjerët i druhen

KOSOVË– Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk do të fshehet për ta marrë barrën e dialogut Kosovë-Serbi, në dallim nga kundërshtarët e tjerë, veçanërisht nga ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në një intervistë për Klan Kosova, Hoxhaj ka thënë se PDK në mënyrë tradicionale i ka besuar bashkëpunimit ndërkombëtar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

”Në zhvillimet ndërkombëtare, sidomos pas letrës së Joe Biden që të ketë një situatë të re në raport me Kosovën mendoj që PDK këtu është prapë adresë e sigurisë dhe kredibilitetit në raport me subjektet tjera politike që nuk kanë arritur të menaxhojnë temën e dialogut dhe temat e politikës së jashtme. Sa i takon dialogut, PDK dallon nga subjektet tjera politike, sepse ne i kemi besuar dialogut, ne kemi bartë këtë proces dhe kemi paguar një çmim në raport me këtë proces”, – ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova.

Ai shprehet se të tjerët nuk i kanë besuar dialogut dhe nuk i besojnë dialogut, por PDK-ja në mënyrë tradicionale i ka besuar bashkëpunimit ndërkombëtar, i ka besuar Amerikës, i beson dialogut.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kreu i pdk enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt kreu i pdk enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2021, 08:58

Studimi: Marsi mund të jetë banuar më parë

SHBA- Një studim nga Universiteti Open dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës tregon që në planetin Mars mund të ketë pasur jetë.Dailymail shkruan se në Mars janë z...