Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Goran Rakiç: Shumë serbë po hyjnë në koalicion me Albin Kurtin

11 Shkurt 2021, 09:11 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Goran Rakiç: Shumë serbë po

KOSOVË– Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka deklaruar se disa parti serbe po hynë në koalicion me Albin Kurtin ‘pa pikën e turpit’, raporton Insajder.

Sipas tij këta serbë do të jenë në shërbim të interesave të shqiptarëve.

“Disa udhëheqës që paraqiten si parti serbe po hyjnë në fushatë me Albin Kurtin, pa asnjë turp. Shqiptarët tani po drejtojnë hapur disa serbë që janë të përshtatshëm dhe të cilët nuk do të jenë në shërbim të njerëzve por në shërbim të qëllimeve të shqiptarëve,”- tha Rakiç.

Por ai thotë se më 14 shkurt do të fitojë uniteti dhe harmonia serbe. Rakiç theksoi se 10 vendet për komunitetin serb do të jenë në duart e Listës Serbe., dhe se ai beson se Prishtina po bën gjithçka për ta uzurpuar të drejtën e serbëve për të votuar.

“Nuk është lajm që Prishtina dëshiron të zvogëlojë forcën e popullit serb në institucione përmes dobësimit të Listës Serbe. Njerëzit tanë janë shumë të mençur, të durueshëm dhe të arsimuar politikisht, kështu që ne i kuptojmë qartë të gjitha lëvizjet që janë bërë në ditët e mëparshme, nga ardhjet e paparalajmëruara me njerëz të armatosur në veri të Kosovës për të fshirë qytetarët tanë nga lista e votuesve. Mbështetja për Listën Serbe do të jetë përgjigjja më e mirë e njerëzve tanë ndaj të gjitha marifeteve”.- përfundoi ai.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora goran rakiç zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt goran rakiç zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2021, 08:58

Studimi: Marsi mund të jetë banuar më parë

SHBA- Një studim nga Universiteti Open dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës tregon që në planetin Mars mund të ketë pasur jetë.Dailymail shkruan se në Mars janë z...

Bota 11 Shkurt 2021, 08:30

BOTË– Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar mbi 107 milionë, ndërsa 2,365,922 njerëz kanë ndërruar jetë.Shtetet e Bashkuara, ...