Bota

E rëndë!/ I infektuar me Covid-19, pacienti në Maqedoninë e Veriut hidhet nga ballkoni i spitalit

10 Shkurt 2021, 22:08 Nga DOSJA
E rëndë!/ I infektuar me Covid-19, pacienti në Maqedoninë e

MAQEDONI- Një pacient i infektuar me Covid-19 i cili ishte i shtruar në repartin infektiv të spitalit Covid në Maqedoninë e Veriut është hedhur nga ballkoni i spitalit mëngjesin e sotëm.

Mediat e huaja, bëjën me dije se 70-vjeçari ishte shtruar në spital para tre ditësh, ku po kurohej për sëmundjen vdekjeprurëse.

Ndërkohë viktimës i është bërë ekspertiza ku ka rezultuar se ai është edhur nga ballkoni për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Sakaq psikologia Gentiana Mehmeti ka thënë se pacientët në rrethana paniku nga vështirësitë në frymëmarrje kërkojnë mundësinë e parë për të dalë nga ambiente të mbyllura.  Psikologët thonë se pacientët në mënyrë të pavetëdijshme për të shpëtuar jetën kërcejnë nga dritarja, duke shkuar drejt vdekjes.

“Kjo ka shkaktuar një gjendje mendore mjaft të rënduar tek njerëzit me pasoja shumë dimensionale psikologjike, jo vetëm fizike por edhe mendore, të tilla si stresi, frika dhe ankthi” – tha ajo shpreh Gentiana Mehmeti. 

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hidhet nga ballkoni 70 vjecari ne maqedoni hidhet nga ballkoni 70 vjecari ne maqedoni

Sondazh

Poll