Bota

Koreja e Jugut jep miratim për përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pritet të vaksinohen rreth 800 mijë njerëz

10 Shkurt 2021, 21:21 Nga DOSJA
Koreja e Jugut jep miratim për përdorimin e vaksinës AstraZeneca,

KORE E JUGUT– Koreja e Jugut njoftoi ka miratuar vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19 për të gjithë qytetarët në vend. 

Mediat e huaja bëjnë me dije se  Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave ka miratuar dy doza të plota të kompanisë AstraZeneca me kusht që kompania të sigurojë të dhëna të mëtejshme mbi fazat e treta të provave klinike për të rriturit mbi 18-vjeç.

Sakaq mësohet se Ministria ka këshilluar qytetarët mbi moshën 65-vjeç që të mos ta marrin vaksinën pas deri më tani nuk ka të dhëna të mjaftueshme.

Po ashtu bëhet e ditur se qeveria planifikon që më 26 shkurt të fillojë procesin e vaksinimit.

Agjencia e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KDCA), se do të vaksinohet rreth 776.900 njerëz. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koreja e jugut miraton vaksinen kunder covid-19 koreja e jugut miraton vaksinen kunder covid-19

Sondazh

Poll