Bota

Zgjedhjet ne Kosovë, 4 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, ndërsa akuzat

10 Shkurt 2021, 08:10 Nga DOSJA
Zgjedhjet ne Kosovë, 4 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes

KOSOVË- Fillon numërimi mbrapsht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovës. Vetëm 3 ditë kanë mbetur nga data e zgjedhjeve dhe partitë politike vijojnë me fushatën elektorale nëpër qytete të vendit.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka pyetur Albin Kurtin në lidhje me simbolikën e lidhjes së shamisë së kuqe nëpër pemë, ku ky i fundit nuk pranoi t’i jepte përgjigje. Kandidati i AAK-së për President, Ramush Haradinaj i ka mohuar akuzat e Kurtit se ka sharë ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Ndërsa Osmani e ka quajtur Hotin të pabesë.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet, ku disa prej tyre janë refuzuar për shkak të problemeve që deputetë kanë pasur me ligjin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll