Bota

Fjongot e kuqe të Vetëvendosjes/ Deputetja Nagavci tregon çfarë simbolizojnë: Përcjellë, ngjyra, shpresë e pasion

10 Shkurt 2021, 16:33 Nga DOSJA

KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur në shtylla elektrike e në pemë shamia të kuqe, të cilat kanë sjell reagime për kuptimin e tyre. Sipas Gazeta Express, një sqarim për kuptimin e tyre ka dhënë deputetja nga Lëvizja Vetëvendosja Arbërie Nagavci, e cila me anë të një postimi në Facebook, ka treguar se çfarë simbolizon për partinë këto fjongo.  Sipas saj,  “një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin”, jep ngjyra, shpresë dhe pasion.

“Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion.  Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

“Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin.
Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion.
Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur.
E kuqe, për dashurinë. Dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm.
E kuqe, për jetën. Për një jetë të gëzuar, të dinjitetshme.
E kuqe, për shëndetin. Shëndet të mirë e mirëqenje për secilin.
E kuqe, për energjinë. Energji për të punuar me përkushtim.
E kuqe, për luftën. Luftë ndaj krimit e korrupsionit.
E kuqe, për guximin. Guxim për betejat për barazinë për secilin.
E kuqe, për zemërimin. Zemërim për vitet e vjedhura nga qeveritë e korruptuara.
E kuqe, për pasionin. Pasion për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
E kuqe, për veprimin. Pa asnjë kompromis me të keqen.
Andaj fjongot e kuqe në ditën e dashurisë i japin bukuri e ngjyra referendumit dhe fitores.
Me ✔️14 Krejt, me dashuri për vendin, votojmë Drejt ✔️127,”-ka shkruar ajo. 

Zgjedhjet ne Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, ndërsa akuzat po shtohen dita-ditës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll