Bota

Kreu i LVV-së Kurti bën thirrje për qytetarët: Jemi përballë referendumit të dytë për të vendosur për të ardhmen ton

10 Shkurt 2021, 14:51 Nga DOSJA
Kreu i LVV-së Kurti bën thirrje për qytetarët: Jemi

KOSOVË – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë më 14 shkurt.

Kurti ë një video që ka bërë në rrjetet sociale,  është shprehur se tani qytetarët janë përballë një referendum të dytë, për të vendosur për të ardhmen, pas atij të vitit 1991 për pavarësinë. Sipas tij, të gjithë duhet të votojnë për të sjell një ndryshim të madh.

“Qytetarë të dashur, në vitin 1991 ne kishim referendumin për pavarësi. Atëherë dolëm Krejt dhe vendosëm drejt duke votuar masivisht për pavarësinë e vendit sepse e dinim vlerën e secilës votë. 30 vjet më vonë jemi përballë një referendumi të dytë për të vendosur për të ardhmen tonë. Dy dekada të keq-qeverisjes me dështime e me korrupsion, pa punë e pa drejtësi, duhet të marrin fund me 14 shkurt që ta kthejmë zhvillimin e ta bëjmë progresin. Prandaj duhet të dalim të gjithë, dhe secili, për ta bërë ndryshimin e madh.#KrejtDheDrejt për numrin 127, Lëvizja Vetëvendosje”, thotë Kurti.

Video e plotë: 

Zgjedhjet ne Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, ndërsa akuzat po shtohen dita-ditës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll