Bota

Erdogan i tregon forcën kryeministrit grek Mitsotakis: Mos më sfido mua, duhet të dish kufijtë e tu

10 Shkurt 2021, 14:11 Nga DOSJA
Erdogan i tregon forcën kryeministrit grek Mitsotakis: Mos më sfido

TURQI– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë në deklarate ku u është drejtuar partive politike në Turqi mbi miratimin e Kushtetutës së re, është shprehur se “bota duhet ta dijë se nuk do të lejojmë që qipriotët turq të jenë më tej viktima të mos zgjidhjes në ishull që vazhdon për gjysëm shekulli”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë deklaratës së tij ai i është drejtuar veçanarisht kryeministrit grek Mitsotakis, duke i thënë që të mbajë vendin që i takon duke thënë se pavarësisht çdo gjëje Turqia do të qëndojë në këmbë,

“Mos më sfido mua, duhet të dish kufijtë e tu. Nëse nuk i din do të thotë se ti e godite tryezën, t’i u largove. T’i u beson disa maleve, por ato male janë mbuluar me borë, asnjëra prej tyre nuk të sjell dobi. Ndërsa ne i kryejmë vetë punët tona, ndaj do ta njohësh mirë Turqinë. Është e qartë se çfarë bëni në ishull. Në çfarë besoni? Do t‘ju vijë ndihmë nga ndonjë vend, kësaj i besoni? Gaboheni nëse i besoni kësaj. Pavarësisht se nga vjen, duhet të dini se Turqia qëndron në këmbë, në vendin e saj dhe di të reflektojë atëherë kur është e nevojshme”,- tha = presidenti turk.

Presidenti turk përsëriti se zgjidhja e vetme e mosmarrëveshjes së vazhdueshme në Qipro është modeli me dy shtete.

Të Hënën, kryeministri grek bëri thirrje për t’i dhënë fund “pushtimit turk” në Qipro, duke thënë se zgjidhja e vetme për çështjen e Qipros ishte një formulë federale midis dy shteteve.

Ndërsa Greqia dhe administrata Greke Qipriote mbështesin një federatë në Qipro, Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) këmbëngulin në një zgjidhje me dy shtete që pasqyrojnë realitetet në ishull.

Ishulli i Qipros është ndarë që nga 1974, kur një grusht shteti grek qipriot që synonte aneksimin e ishullit nga Greqia u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si një fuqi garantuese. Ajo ka parë një proces paqësor brenda dhe jashtë viteve të fundit, duke përfshirë një iniciativë të dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese Turqisë, Greqisë dhe MB.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kyriakos mitsotakis marredheniet turqi-greqi rexhep taip erdogan kyriakos mitsotakis marredheniet turqi-greqi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll