Bota

VIDEO/ Publikohen pamje teksa kryetari i komunës së Podujevës Bulliqi dhunon qytetarin në ambulancë

10 Shkurt 2021, 14:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Publikohen pamje teksa kryetari i komunës së Podujevës

KOSOVË-Ramadan Zymeri një qytetar në Podujeve, ditën e djeshme ka denoncuar kryetarin e Komunës Shpejtim Bulliqin, se e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht. Ndërkohë që prokuroria ka filluar hetimet, ditën e sotme në Gazeta Express është publikuar video kur kryetari Bulliqi, ushtron dhunë ndaj qytetarit.

Në video, shfaqet momenti kur Shpejtim Bulliqi e godet në fytyrë qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i Komunës.

Video e plotë: 

Ngjarja është denoncuar, ditën e djeshme, ku Ramadan Zymeri ka rrëfyer se kryetari e ka dhunuar, pasi e ka parë jashtë shërbimit në spital, ku ky i fundit ka treguar se ka shkuar për të vizituar nënë e tij. Gjithashtu, ai ka shtuar se ka pasur dhe shenja gjaku që janë evidentuar nga mjeku. Ndërkohë, që kryetari Bulliqi, i ka mohuar akuzat, duke i quajtur një trillim.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramadan zymeri shpejtim bulliqin ramadan zymeri shpejtim bulliqin

Sondazh

Poll