Bota

Studimi/ Zbulohen simptomat e reja të Covid-19, dhimbje koke, humbje oreksi dhe…

10 Shkurt 2021, 14:31 Nga DOSJA
Studimi/ Zbulohen simptomat e reja të Covid-19, dhimbje koke, humbje oreksi

ANGLI-Një studim i ri Britaninë e Madhe ka zbuluar disa simptoma të reja te personat e infektuar me Covid-19. Sipas TheGuardian, studimi është kryer te më shumë se 1 milionë njerëz në Angli dhe simptomat e reja janë, dridhje, humbja e oreksit, dhimbjet e kokës dhe dhimbjet e muskujve.

Kërkimi bazohet në testet dhe pyetësorët e siguruar midis muajit qershorit 2020 dhe janarit 2021 si pjesë e studimit React të udhëhequr nga Kolegji Imperial në Londër.

Simptomat e zakonshme të Covid-19, janë humbje e nuhatjes, shijes, ethe dhe kollë e vazhdueshme.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 3,972,148 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 113,850 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota simptomat e covid-19 simptomat e covid-19

Sondazh

Poll