Bota

Vjosa Osmani në Prizren e rrethuar me të kuqe: Ngjyra e dashnisë për vendin tonë

10 Shkurt 2021, 13:32 Nga DOSJA
Vjosa Osmani në Prizren e rrethuar me të kuqe: Ngjyra e dashnisë

KOSOVË– Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një takim elektoral në Prizren, ku shihet e rrethuar nga qytetarë të shumtë. Ajo që të bie në sy është ambjenti në të cilin është pritur ku shihet e rrethuar nga ngjyra e kuqe ku shumë fjongo janë vendosur nëpr pemët dhe shtyllat në kryeqytet dhe qytete e tjera.

“Ngjyra e dashnisë për vendin tonë”.- u shpreh Osmani.

Kështu e mendon të kuqen presidentja në detyrë e cila synon një mandat legjitimues në këtë post përmes koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje. Por, kjo ngjyrë simbolizon diçka më shumë sesa dashurinë për Lidhjen Demokratike të Kosovës ajo dërgon mesazh autoritar, sipas Osmanit.

Madje, kryetari i subjektit më të vjetër politik në Kosovë, Isa Mustafa, beson se me Lëvizjen Vetëvendosje mund të marshojnë sikur në “revolucionin kinez”, ngjarje që ka ndodhur 72 vite më parë në shtetin e Lindjes së Largët, raporton Insajder.

Dyshimin që Isa Mustafa e ka shprehur për shiritat e kuq, nga e njëjti këndvështrim e ka parë edhe nënkryetari, Agim Veliu. Madje ky i fundit thotë se komunizmi është shfaqur përsëri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se e kuqja nuk është më shumë sesa simbol i gjakut të dëshmorëve, flamurit kombëtar dhe ditës së Shën Valentinit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt vjosa osmani zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll