Bota

11-vjeçarja Helena Zengel krah emrave botërorë të kinematografisë, nominohet për Golden Globes

10 Shkurt 2021, 08:21 Nga DOSJA
11-vjeçarja Helena Zengel krah emrave botërorë të

SHBA– 11 vjeçarja Helena Zengel e cila fitoi Çmimin Gjerman të Filmit si aktorja më e mirë, është nominuar edhe për Golden Globe 2021, si një ndër aktoret më të reja.

Ajo qëndron krah yjeve të Hollywoodit, Jodie Foster dhe Glenn Close për Golden Globe për rolin e saj në filmin me Tom Hanks “Të reja nga bota” (News from the World).

Vitin e kaluar, Helena Zengel u nderua për rolin e saj në filimin “Systemsprenger” me Çmimin Gjerman të Filmit si aktorja më e mirë.

Në një intervistë për stacionin televiziv gjerman RBB ajo tha- “para fillimit të xhirimeve e dija që Tom Hanks ishte aktor, por nuk e dija se sa i famshëm është ai në të vërtetë. Sepse ai bën filma për të rritur dhe unë më parë nuk kisha parë kurrë ndonjë film me të”.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota golden globe helena zengel golden globe helena zengel

Sondazh

Poll