Bota

Studimi: Koronaviruset mund të kapërcejnë nga lakuriqët e natës te njerëzit

10 Shkurt 2021, 08:26 Nga DOSJA
Studimi: Koronaviruset mund të kapërcejnë nga lakuriqët e

SHBA- Disa koronaviruse që krijohen te lakuriqët e natës mund të kalojnë te njerëzit pa qenë nevoja që të evoluojnë. Nature shkruan se në një studim që ka bërë profeson Victor Garcia në Universitetin e Karolinës së Veriut së bashku me kolegët e tij tregoi se koronaviruset mund të shpërndahen lehtësisht nga lakuriqët e natës te indet e njerëzve.

Në studim profesorët ndërhynë te disa minj, indet e mushkërive të njeriut dhe i infektuan ato me disa lloje koronavirusesh përfshirë edhe SARS-CoV-2. Të gjithë viruset mund të shumohen në mënyrë efikase në indet e mushkërive. Gjetjet sugjerojnë që koronaviruset që qarkullojnë në lakuriqët e natës mund të infektojnë drejtpërdrejt njerëzit dhe kanë potencialin të shkaktojnë pandemi të tjera.

Studiuesit gjithashtu përdorën modelin e kafshëve për të treguar se një ilaç oral antiviral i njohur si EIDD-2801 mund të zvogëlojë ndjeshëm grimcat infektive të SARS-CoV-2 në indet e mushkërive. Ata thonë se ilaçi, aktualisht në prova klinike, dhe mund të përdoret për të parandaluar sëmundjen, si dhe për të trajtuar njerëzit brenda një ose dy ditëve nga ekspozimi ndaj SARS-CoV-2.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid victor garcia covid victor garcia

Sondazh

Poll