Aktualitet

Nga erdhi frymëzimi? Skandali i Teatrit të Operas dhe Baletit! Si i mori logoja e VJEDHUR 18 milionë lekë  

9 Shkurt 2021, 19:57 Nga DOSJA
Nga erdhi frymëzimi? Skandali i Teatrit të Operas dhe Baletit! Si i

TIRANË– Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shpalli konkursin një vit më parë, ku u kërkua rinovimi rrënjësor i imazhit të instuticionit, e cila kapte vlerën ‘marramendëse’ për një logo, plot 1,845,000 lekë.

Projekti përfshinte krijimin e logos dhe brandimin (ridimensioni, faqosja, dizenjimi dhe prezantimi i produktit). TKOBAP njoftoi se logoja duhet të jetë origjinale moderne dhe theksoi se autori duhet të pranojë përgjegjësi ligjore përsa i përket autenticitetit të punimeve të dorëzuara. E thënë ndryshe, përgjegjësia bie mbi autorin nëse logoja rezulton e vjedhur.

Ku e vodhi kompania ‘Pika Production’ logon?

Teknologjia e internetit nuk e ka aspak të vështirë të zulojë logot e ngjashme. Nga kërkmet në Google, rezulton se logoja ishte publikuar katër vite më parë në Freepik dhe përfaqëson “SoundËave Background”. Autori i krijimit të logos, i është dashur vetëm kopjimi i logos dhe vendosjes anash saj shkrimin ‘Teatri Kombëtar i Operas & Baletit’.

Çfarë është Freepik dhe si trajtohet vjedhja e logos

Freepik një nga burimet më të përdorura për dizajnerët grafikë që ofron mundësi që të gjeni falas ilustrime, ikona, logo etj., të cilat mund të përdoren nëpër faqet e internetit, projekte personale dhe komerciale, gjithmonë duke vendosur emrin e krijuesit në rast se burimet merren falas.

Kur modelet e logove shiten, siç ‘Pika Producion’ e ka bërë duke marrë 18 mln lekë, Freepik thekson: “Në rast se modelet shiten, burimet e siguruara nga Freepik nuk duhet të jenë elementë kryesorë, por mund të përdoren si sfond ose elementë dytësorë”. Në rastin në fjalë, forma e përhapjes së valëve është element kryesor në të dyja logot dhe mbi të gjitha, është identike, pra nuk lejohet.

Kompania ‘Pika Production’, në pronësi të Albert Malltezit u kontaktua nga Dosja.al, por deri në botimin e këtij artikulli, nuk ka asnjë përgjigje.

Por çfarë ndodhi sot?

Artisti Ardian Isufi denoncoi se logoja e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit është një plagjiaturë e një logoje të marrë në një faqe në internet. Nuk kanë qenë të pakta komentet e atyre që thonë me ironi se logoja e vjedhur është e ngjashme me pamjen e koronavirusit në laborator.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian isufi logoja e tkob zana cela ardian isufi logoja e tkob zana cela

Sondazh

Poll