Bota

“Marrëveshja do të ishte historike”/ Ambasadori i SHBA-së në Beograd: Mbështesim njohjen e ndërsjelltë të Serbisë d

10 Shkurt 2021, 08:03 Nga DOSJA
“Marrëveshja do të ishte historike”/ Ambasadori i

SERBI- Ambasadori i SHBA-së në Beograd, James Hagengruber ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin vetë në mënyrë paqësore mosmarrveshjet e tyre. Balkans.aljazeera shkruan se si ish-Presidenti Donald Trump edhe Presidenti Joe Biden ndajnë të njëjtin mendim, dialogun e përbashkët të të dyja vendeve.

“Ish-Presidenti Trump gjithashtu e ka bërë këtë politikë shumë të qartë. Në vitin 2019, ai i shkruajti Presidentit Aleksandar Vuçiq për ‘mbështetjen e palëkundur’ të Shteteve të Bashkuara në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe veçanërisht angazhimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. U takon të dy palëve të arrijnë një marrëveshje të cilën dy palët mund ta mbështesin”, tha Hagengruber.

Ndërkohë që një zëdhënës tjetër i ambasadës Amerikane në Serbi u shpreh se një marrëveshje me Kosovën do të ishte me përmasa historike dhe se do të rriste Serbinë ekonomikisht.

“Një marrëveshje e tillë historike, me njohje të ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën drejt qëllimeve të integrimit evropian dhe rritjes ekonomike të Serbisë”,tha ai.

Ky reagim i ambasadës amerikane në Serbi ka ardhur pas veprimit të Presidentit Biden ku i kërkoi Serbisë ditën e pavarsisë së saj që të njihte Kosovën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni james hagengruber joe biden kosove-serbi james hagengruber joe biden kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2021, 21:32

Në Guinness me flamurin e Kosovës

KOSOVË-Arbnora Fejza-Idrizi është duke tentuar të thyejë edhe një rekord Guinness me punimet e saj me letër, me teknikën origami.Ajo ka realizuar në Skende...