Bota

Megaoperacioni në Itali! Lëshohen urdhër-arreste për dhjetëra anëtarë të familjes mafioze Ndrangheta, akuzat që rëndoj

10 Shkurt 2021, 06:57 Nga DOSJA
Megaoperacioni në Itali! Lëshohen urdhër-arreste për

ITALI– Një megaoperacion ka nisur që në orët e para të ditës së sotme në Itali. Policia e shtetit është përfshirë në një operacion të gjerë kundër subjekteve të shumta që i përkasin familjeve të  Ndrangheta, Arena-Nicoscia të Isola di Capo Rizzuto dhe familjes Mannolo të San Leonardo di Cutro, në zonën e Crotone.

Tgcom24‘ shkruan se ata akuzohen për shoqatë të tipit mafioz, mbajtje të paligjshme të armëve dhe municioneve, si dhe krijimin e shoqatave që synojnë trafik të paligjshëm të drogës.

Operacioni është shtrirë në disa vende, Bergamo, Catanzaro, Cosenza, Milano, Novara, Vibo Valentia dhe Reggio Calabria. Hetimet u koordinuan nga Drejtoria e Antimafias së Qarkut Catanzaro, drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri.

Ky megaoperacion nis pas përgjimeve të famshme të Ndrangheta-s që dolën në dritë pak javë më parë ku të përfshirë dolën emra të njohur në Itali e jo vetëm. Nuk dihet nëse urdhër-arreste të tilla do të zhvillohen dhe në Shqipëri, duke qënë se të përmendur në përgjime dolën dhe personazhe shqiptarë. Ndërkohë SPAK ka nisur hetimet për këto përgjime. Në njoftimin zyrtar SPAK garantoi publikun se ishte e vendosur për të hetuar deri në fund çdo element dhe fakt që përbente indicie për veprimtari kriminale në Shqipëri, lidhur me hetimet e Antimafias së Katanxaros.

Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni megaoperacioni ne itali ndrangheta megaoperacioni ne itali ndrangheta

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2021, 21:32

Në Guinness me flamurin e Kosovës

KOSOVË-Arbnora Fejza-Idrizi është duke tentuar të thyejë edhe një rekord Guinness me punimet e saj me letër, me teknikën origami.Ajo ka realizuar në Skende...