Bota

Kosova, pjesë e Serbisë?/ Një tjetër peticion fillon kundër Netflix për t’i vendosur kufijtë vendit 

10 Shkurt 2021, 07:23 Nga DOSJA
Kosova, pjesë e Serbisë?/ Një tjetër peticion fillon

KOSOVË- Një peticion kundër Netflix ka nisur ditën e djeshme për t’i ndryshuar kufijtë e Kosovës në hartë. Kjo pasi Kosova në hartën e Netlfix del si pjesë e Serbisë. Ky peticion është krijuar nga Sovran Hoti në mënyrë që të Kosova të ketë kufijtë e saj në hartë. Deri tani nga peticioni janë mbledhur 6 mijë firma ndërkohë që synimi i firmave të mbledhura është 7,500.

“Kur shqiptarët e Kosovës kyçen në Netflix, lokacioni i tyre shfaqet sikur ata të ishin në Serbi, edhe kur e përdorin Netflix-in nga Republika e Kosovës. Personalisht mua më ka ndodhur shumë herë.Unë po ashtu s’mund ta verifikoj numrin tim të telefonit sepse Kosova nuk shfaqet në listën e vendeve me kodet e tyre telefonikë. Kosova ka shpallë pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008. Që nga atëherë, 98 vende të Kombeve të Bashkuara e kanë njohur Kosovën shtet, përfshirë edhe SHBA-në. Propaganda e Serbisë për të minuar Kosovën në arenën ndëkombëtare vazhdon, veçnërisht në platformat online. Kjo duhet të ndryshojë”, shkruhet në peticionin e nisur.

Më parë një peticion i ngjashëm është hapur kundër Apple pasi gjithashtu në hartën e tij e tregonte Kosovën pjesë e Serbisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora peticion kunder netflix sovran hoti vendos kosoven ne harte peticion kunder netflix sovran hoti vendos kosoven ne harte

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2021, 21:32

Në Guinness me flamurin e Kosovës

KOSOVË-Arbnora Fejza-Idrizi është duke tentuar të thyejë edhe një rekord Guinness me punimet e saj me letër, me teknikën origami.Ajo ka realizuar në Skende...