Politike

“Reforma jonë duhet të ishtë bërë 20 vite përpara”, Rama: Rritja e pensioneve është sfida më e madhe

9 Shkurt 2021, 17:58 Nga DOSJA
“Reforma jonë duhet të ishtë bërë 20 vite

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se rritja e pensioneve është sfida më e madhe pasi ato sigurohen nga kontributet shoqërore, por pas daljes nga komunizmi një skemë e tillë nuk ekzistonte dhe duhet të mbuloheshin nga buxheti i shtetit.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Durrësit, Rama u shpreh se qeverisja e tij bëri reformën e pensioneve, e cila sipas kryeministrit duhet të ishte bërë 20 vite më parë.

Rritja e pensioneve është sfida më e vështirë dhe se pensionistët janë pjesa më e goditur në këtë periudhë tranzicioni. Mbajtja e pensioneve vjen nga kontributet dhe sigurimet shoqërore. Dhe vende që dolën nga komunizmi, pensionet janë një super barrë pasi nuk ka sisteme që janë gjetur aty, por janë sisteme që pensionet janë mbuluar nga buxheti i shtetit dhe në kushtet kur me pensionistët u bë politikë dhe u premtuan rritje dhe nuk u mbajtën se nuk mbahen dot faktikisht dhe kjo problematikë erdhi duke u rënduar. Kur flasim për të paguar pensione, duhet të jemi të vërtetë dhe të drejtpërdrejt me njerëzit ne bëmë reformën e pensioneve. Një mësues që del ne pension pas reformës tonë e ka pension më të lartë se ju,e dhe pse ka bërë të njëjtën punë si ju. Reforma jonë duhet të ishte bërë 20 e kusur vite më parë“, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama në Durrës: Gati projekti për ndërtimin e portit, më i madhi në Mesdhe! Është lidhur kontrata për hekurudhën Tiranë-Durrës, investime edhe në peshkim

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne durres edi rama ne durres

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 17:07

TIRANË– Eksperti i Partisë Demokratike për Shëndetësinë, Gazmend Koduzi deklaroi sot se sipas tij, për 8 vite me radhë kryeministri Edi Rama nuk mbaj...

Politike 9 Shkurt 2021, 16:12

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se në ‘garën’ për marrjen e pushtetit më 25 prill, ka nevojë këdo që vendos interesat e Ssh...