Politike

Rama nga Durrësi: Ka ujë për herë të parë që nga koha e Enverit. Rindërtimi? “Bota” i menaxhon vetë lekët e dhurua

9 Shkurt 2021, 17:34 Nga DOSJA
Rama nga Durrësi: Ka ujë për herë të parë që

DURRËS– Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Durrës,ka deklaruar se të gjitha shkollat kopështet dhe çerdhet e rindërtuara, duke adresuar edhe akuzat për keqpërdorim të donacioneve për tërmetin e 26 nëntorit. Rama shtoi se Bashkimi Europian po i menaxhon vetë fondet përmes një grupi të ngritur.

Ka nga ata që komentojnë lekët e botës. Bota na ndihmoi shumë. BE bëri për ne një gjest që është i rrallë edhe BE. Kemi pasur konferencën më të sukseshme krahasuar me raste të ngjashme. Në këtë pikë, edhe për këtë një meritë ne e kemi. Nuk besoj që mund të thuhet se nuk ishim askund. Shkolla dhe kopshte janë ndërtuar me lekët e buxhetit. Programet e konferencës janë të tjera. BE ka dhënë 100 mln euro. Donatorë individualë kanë dhënë fonde për shkolla, dhe të gjitha këto i bëjnë vetë. Bota nuk ia jep lekët qeverisë shqiptare, i menaxhon vetë. Menaxhohet projekti nga BE, ka një strukturë të ngritur enkas nga Kombet e Bashkuara. Fondi i Francës do të vijë në Durrës për vazhdimin dhe përfundimin e projektit të kanalizimeve. Për herë të parë sot që nga koha e Enverit ka Durrësi ujë në një pjesë të madhe të vetën. Fondi italian është donacion tjetër që ka komponentët të tjera për peshkimin. Pra po t’i zbërdhejmë këtë miliardin do shikoni që janë fonde të ndara dhe nuk menaxhohen nga ne,“-tha Edi Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama në Durrës: Gati projekti për ndërtimin e portit, më i madhi në Mesdhe! Është lidhur kontrata për hekurudhën Tiranë-Durrës, investime edhe në peshkim

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres edi rama edi rama ne durres

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 17:07

TIRANË– Eksperti i Partisë Demokratike për Shëndetësinë, Gazmend Koduzi deklaroi sot se sipas tij, për 8 vite me radhë kryeministri Edi Rama nuk mbaj...

Politike 9 Shkurt 2021, 16:12

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se në ‘garën’ për marrjen e pushtetit më 25 prill, ka nevojë këdo që vendos interesat e Ssh...